Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump se tërhiqet nga ndërtimi i një kompleksi luksoz në qendër të Beogradit, rasti i ish-ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Serbi nuk është mbyllur. Tërheqja e kompanisë së Kushner, “Affinity Partners”, nuk e ka përjashtuar mundësinë e planeve të reja për ndërtim në vendin ku dikur ka qenë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Jugosllavisë. Me një ligj të veçantë, autoritetet serbe u kanë hequr statusin e trashëgimisë kulturore godinave të dëmtuara gjatë bombardimeve të NATO-s, më 1999, duke i hapur rrugë shembjes së kompleksit. Informacione zyrtare për planet e mëtejshme nuk ka, por në publik përmenden investitorë të mundshëm të rinj, përfshirë edhe kompaninë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Eagle Hills”,...