Dha dorëheqjen/ Lajçak flet pasi i dolën bisedat me Epstein: Ndërgjegjjen e kam të pastër
Miroslav Lajcak ka folur për të parën herë që prej dhënies së dorëheqjes nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë. Ish i dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, që deri tani ishte përpjekur t’i shmangte deklaratat, pohoi për transmetuesin publik “Rádio Slovensko”, se në nuk i kujtohen saktësisht mesazhet e shkëmbyera me Jeffrey Epstein dhe nuk mund t’i konfirmojë, por as t’i mohojë ato. Lajçak bëri “një mea culpa” publike pasi pranoi se kishte treguar gjykim të dobët dhe komunikim të papërshtatshëm, duke e përshkruar atë si “veprime të pamenduara të egos mashkullore”. Diplomati sllovak rrëfeu se e kishte takuar Epstein në vitin 2017 gjatë një vizite për një post në Kombet e Bashkuara, duke u prezantuar nga një diplomat i huaj. Ai argumentoi...
Burimi:
ntv.al