Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit
Avioni Air Force 2, me të cilin udhëtonte J.D. Vance, është nisur nga Baza Ajrore Ramstein në Gjermani, ku ishte ndaluar për furnizim me karburant, dhe tani është rrugës për në Uashington. Asnjë anëtar i ekipit negociator, as Steve Witkoff dhe as Jared Kushner, nuk ka mbetur në Islamabad pas dështimit të bisedimeve me Iranin. Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance do të mbërrijë në kryeqytetin e SHBA-së pas rreth gjashtë orësh.
Burimi:
javanews.al