Dëshmi: “Vetëm në errësirë midis të vdekurve. Askush nuk u përgjigjej telefonatave”
Të paktën 39 persona humbën jetën dhe 152 të tjerë u plagosën në mbrëmjen e së dielës në një aksident hekurudhor që përfshiu dy trena në Spanjën jugore. Nga të plagosurit, 24 janë në gjendje të rëndë, njoftoi Presidenti i rajonit të Andaluzisë, Juanma Moreno. Autoritetet paralajmëruan se numri i të vdekurve mund të rritet në përplasjen më të keqe hekurudhore në Spanjë në më shumë se një dekadë. “Vajza ime më telefonoi në orën 7:45 të mbrëmjes, duke qarë dhe e shqetësuar, duke thënë se treni kishte dalë nga shinat. Nuk kishte mbulim në atë kohë. Vrapova menjëherë këtu në stacion, direkt në Renfe. Ata nuk dinin asgjë. Telefonuan 112 dhe thanë se kishte ndodhur një aksident. Filluan të telefononin makinistin e trenit dhe inspektorët, por...
Burimi:
ntv.al