Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Kjo analizë e Corriere della Sera trajton ndikimin e luftës në Lindjen e Mesme mbi tregun global të naftës, me fokus te ndryshimet e forta në çmime dhe pasojat që këto zhvillime kanë për ekonomitë kryesore në Europë, SHBA dhe Azi. Deri pak para përshkallëzimit të konfliktit, nafta e tipit Brent, që shërben si referencë për tregun europian dhe lidhet kryesisht me naftën e Atlantikut të Veriut, tregtohej me çmime pak më të ulëta se nafta nga Gjiri Persik, si ajo e Omanit dhe e Dubait, të cilat pasqyrojnë tregun e vendeve të Lindjes së Mesme. Sot kjo situatë është përmbysur dhe madje është thelluar ndjeshëm. Sipas të dhënave të fundit, nafta Brent tregtohet rreth 114 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e Dubait arrin në 136 dollarë...