Depot e karburantit në flakë/ Washingtoni nis përplasjen e parë me Izraelin pas sulmit në Iran
Zyrtarët amerikanë shprehin shqetësim se pamjet e depozitave të djegura mund të trembin tregjet ndërkombëtare të energjisë. Është shënuar një nga mospajtimet e para të rëndësishme mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me strategjinë e sulmeve ajrore kundër Iranit. Sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë Axios, sulmet e ndërmarra nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ndaj disa depozitave të karburantit në Iran të shtunën kanë qenë shumë më të gjera nga sa prisnin zyrtarët amerikanë. Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim në Uashington, ku disa zyrtarë kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën dhe përmasat e operacionit. Sipas raportimeve, administrata amerikane druhet se goditja e infrastrukturës që përdoret edhe për furnizimin civil mund të ketë efekt të kundërt nga ai i synuar, duke rritur mbështetjen e popullsisë iraniane...
Burimi:
ntv.al