Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën
Një ish-anestezist në Francë është dënuar me burgim të përjetshëm për helmim të qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve me vdekje. Frederic Pechier, 53 vjeç, u dënua të premten në fund të një gjyqi katër-mujor në qytetin lindor të Besançon. Pechier u zbulua kishte futur kimikate si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, një nga rastet më të mëdha të keqpërdorimit mjekësor në Francë. Viktima më e vogël ishte një 4-vjeçar, ndërsa më i vjetri një 89 vjeçar. “Ju jeni Doktor Vdekja, një helmues, një vrasës. Ju turpëroni të gjithë mjekët. E keni kthyer këtë klinikë në një varrezë.”, thanë Prokurorët. Kimikatet që Pechier shtoi shkaktonin arrest kardiak ose hemorragji tek pacientët, gjë që kërkonte ndërhyrje emergjente në sallën e operacionit. Kjo shpesh ofrohej nga vetë Péchier, i cili...