Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Narges Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, është dënuar me gjashtë vite burg në Iran. Lajmi u bë i ditur nga avokati i aktivistes për të drejtat e njeriut. Ditët e fundit, Mohammadi kishte nisur një grevë urie në burgun iranian ku mbahet e ndaluar, si formë proteste kundër asaj që ajo e konsideron një ndalim të paligjshëm. Avokati i saj, Mostafa Nili, deklaroi për AFP se dënimi me gjashtë vite burg është dhënë nga një gjykatë iraniane. Akuza ndaj aktivistes, sipas tij, është “bashkim dhe bashkëpunim për kryerjen e veprave penale”, një formulim që në praktikë nënkupton akuzë për komplot. Përveç dënimit me burg, vendimi parashikon edhe ndalim daljeje nga vendi për një periudhë dyvjeçare. Avokati shtoi se fituesja e...