Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Një gjykatë në Moskë ka dënuar me 12 vite burg një ish-diplomat rus, i akuzuar për shitjen e sekreteve shtetërore inteligjencës amerikane gjatë shërbimit të tij diplomatik në Shtetet e Bashkuara. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), pasardhësi i KGB-së sovjetike, njoftoi se Arseny Konovalov, i lindur në vitin 1987, u shpall fajtor për tradhti ndaj atdheut. Sipas autoriteteve ruse, Konovalov, i cili ishte punonjës i Ministrisë së Jashtme, ka transmetuar për një periudhë të gjatë informacione sekrete tek shërbimet e inteligjencës amerikane në këmbim të pagesave financiare. “Është vërtetuar se A.S. Konovalov, gjatë shërbimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar në mënyrë të qëllimshme informacione të klasifikuara tek përfaqësues të inteligjencës amerikane,” thuhet në deklaratën e FSB-së. Sipas mediave ruse, Konovalov...