Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër kundër incidenteve të shkaktuara dje në demonstratën e Milanos kundër Lojërave Olimpike. Kryetarja e qeverisë italiane i konsideroi protestuesit si “armiq të Italisë”. “Armiqtë e Italisë po demonstrojnë kundër Lojërave Olimpike, duke bërë që imazhet të përfundojnë në televizionet e mbarë botën. Të tjerë prenë kabllot hekurudhore për të parandaluar nisjen e trenave. Edhe njëherë solidarizohem me policinë, qytetin e Milanos dhe të gjithë ata që shohin se puna e tyre u shkatërrua nga këto banda kriminelësh“, shkruan Meloni në rrjetet sociale.
Burimi:
opinion.al