Delcy Rodríguez, “zonja e naftës” në Venezuelë që duhet të negociojë me Uashingtonin

Delcy Rodríguez, “zonja e naftës” në Venezuelë që duhet të negociojë me Uashingtonin

Në qendër të ngjarjeve të fundit në Venezuelë gjendet një grua dhe pavarësisht pritshmërive, nuk bëhet fjalë për fituesen e çmimit Nobel, María Corina Machado, shkruan La Repubblica. Në natën më të trazuar të historisë së vendit, Gjykata Supreme e Venezuelës në Caracas vendosi në bazë të artikujve 233 dhe 234 të kushtetutës që zëvendëspresidentja të bëhet presidente e përkohshme dhe të udhëheqë tranzicionin. Ajo quhet Delcy Rodríguez. “Bekimi” i Trump Më shumë sesa vendimi i gjykatës, ajo që e vendosi atë në qendër të vëmendjes botërore ishin disa fjalë të Donald Trump gjatë së shtunës që me një fjali të vetme ‘varrosi’ Machado politikisht. “Machado nuk ka respekt apo mbështetje të mjaftueshme për të udhëhequr vendin në këtë moment. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi...