Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Një përplasje në distancë është regjistruar mes presidentit të Kroacisë, Zoran Milanović, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, pas deklaratave të ndërsjella lidhur me armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi ndaj saj. Milanović deklaroi se nuk e kupton pse Serbia po furnizohet me armë që i cilësoi si sulmuese, duke komentuar edhe deklaratat e Vuçiçit sipas të cilave Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do të kishin plane për të sulmuar Serbinë. Presidenti kroat ironizoi këto pretendime, duke thënë se nuk është e qartë se si mund të ndodhte një sulm i tillë. “Si duhet të sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Në fund të fundit, unë vendos për këtë”, tha Milanović, duke e cilësuar deklaratën e Vuçiçit si të pakuptimtë. Ai...