Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
“Populli i Groenlandës nuk dëshiron të bëhet amerikan,” i thotë BBC-së Mia Chemnitz. “Ne nuk jemi në shitje.” Biznesmenia 32-vjeçare nga kryeqyteti Nuuk pasqyron ndjenjat e shumë banorwve nw Groenlandw që kanë folur për BBC-në lidhur me aspiratat e fundit të administratës Trump. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se po diskuton “aktivisht” një ofertë për blerjen e territorit, i cili prej shekujsh i përket Danimarkës. Presidenti amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të tij kanë lënë më herët të kuptohet se, nëse do të ishte e nevojshme, SHBA do të ishte e gatshme ta merrte Groenlandën edhe me forcë. Këto deklarata kanë shkaktuar ankth dhe zemërim te banorwt, si në ishullin më të madh në botë, ashtu edhe në diasporë. Tensioni u rrit edhe më shumë...