Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!
Deklarata e Mojtaba Khameneit bën gjithashtu thirrje për unitet mes popullsisë iraniane dhe pranon vështirësitë që ata kanë përjetuar. “Ne duhet ta mbrojmë këtë unitet dhe kjo është e mundur vetëm kur jemi së bashku dhe gjejmë pika të përbashkëta,” thuhet në deklaratë. Ai falënderon “popullin e Iranit që qëndroi kundër armikut”. Udhëheqësi suprem shpreh ngushëllime për njerëzit që “kanë humbur të dashurit e tyre gjatë luftës”, duke thënë se dëmet do të kompensohen. “Nga armiku do të kërkojmë dëmshpërblim. Nëse nuk mund të marrim dëmshpërblim nga armiku, do të shkatërrojmë pronat e tyre aq sa ata kanë shkatërruar tonat”, tha ai.
Burimi:
javanews.al