Deklarata e Marta Kos: Nuk do lejojmë asnjë kalë Troje në BE
“Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe vendeve të tjera. Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për reformën”. Kjo u deklarua nga Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, gjatë seancës plenare në Strasburg. Kos theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të integrimit përmes reformave. “Kjo rrit besueshmërinë”, deklaroi Kos, duke shtuar se “BE-ja duhet gjithashtu të përmbushë angazhimet e saj”. “Asnjë kalë Troje. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare. Duhet të sigurohemi plotësisht për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve. Natyrisht,...
Burimi:
ntv.al