Deklarata e frikshme e Trump: Kemi goditur 7000 objektiva, shkatërruam gjithçka në ishullin Kharg
Presidenti amerikan Donald Trump në takimin e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë foli edhe për luftën në Iran. Trump nënvizoi se angazhimi ushtarak amerikan vazhdoi plotësisht edhe gjatë ditëve të fundit. “Ato janë zhdukur fjalë për fjalë, Forcat Ajrore janë zhdukur, Marina është zhdukur, shumë anije janë fundosur. Radari i tyre është zhdukur dhe udhëheqësit e tyre janë zhdukur, përveç kësaj”, u shpreh Trump. Gjithashtu ai theksoi se SHBA-të goditën më shumë se 7,000 objektiva në të gjithë Iranin. “Ne kemi arritur një reduktim prej 90% në lëshimet e raketave balistike dhe një reduktim prej 95% në sulmet me dronë”, shtoi presidenti amerikan. Më tej njoftoi se më shumë se 100 anije detare iraniane janë fundosur ose shkatërruar gjatë një jave e gjysmë të fundit....
Burimi:
ntv.al