Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Eurointegrimi i penguar dhe defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut Një shtet që mohon bashkëthemeluesit e tij nuk mund të integrohet në një bashkësi të ndërtuar mbi barazi, konsensus dhe sundim të ligjit. Marrëveshja e Ohrit paraqitet si testi themelor i pjekurisë demokratike të shtetit: çdo tentativë për relativizimin ose zhbërjen e saj është sinjal regresi politik dhe alarm strategjik për Bashkimin Evropian. Nga Prof.dr Skender ASANI Procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut nuk përfaqëson më një rrugëtim linear drejt konsolidimit demokratik, por një model të qëndrueshëm të ndërprerjeve të qëllimshme strategjike, ku dobësitë e brendshme strukturore ndërthuren me projekte gjeopolitike të jashtme për të prodhuar një gjendje të përhershme provizoriumi shtetëror. Që nga fillimi, eurointegrimi nuk është trajtuar si projekt transformues...
Burimi:
javanews.al