No Image Available

Dëbora paralizon trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor në Amsterdam dhe Paris

Reshjet e dendura të dëborës kanë ndërprerë udhëtimin ajror, rrugor dhe hekurudhor në Francë dhe Holandë, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe anulime të fluturimeve. Qindra fluturime u anuluan në kryeqytetet e këtyre vendeve, trenat përreth Amsterdamit u ndalën, dhe shërbimet e autobusëve në Paris u pezulluan. Në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një nga më të ngarkuarit e Evropës, u anuluan rreth 700 fluturime pasi aeroporti u mbyll për shkak të borës, ndërsa aeroplanët u devijuan drejt aeroporteve të tjera. Në Francë, autoriteti i aviacionit civil kërkoi nga kompanitë të reduktonin ngritjet dhe uljet me rreth 15%, duke përfshirë 30 fluturime në Paris-Charles de Gaulle dhe 40 fluturime në Paris-Orly. Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, njoftoi gjithashtu anulimin e dhjetëra linjave të autobusëve për...