Debate në OKB, Guterres: SHBA nuk respektoi ligjin ndërkombëtar

Debate në OKB, Guterres: SHBA nuk respektoi ligjin ndërkombëtar

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u shpreh i shqetësuar për përhapjen e destabilitetit në Venezuelë gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit. Ai tha se operacioni amerikan nuk respektonte rregullat e ligjit ndërkombëtar, teksa citoi Kartën e OKB-së, sipas së cilës shtetet anëtare duhet të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës kundër integritetit territorial apo pavarësisë politike të çdo shteti. Deklarata e tij u lexua nga zëvendëssekretarja për çështje politike dhe të paqes, Rosemary DiCarlo. “Unë kam theksuar vazhdimisht domosdoshmërinë e respektimit të plotë nga të gjithë të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila siguron themelin për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Mbetem thellësisht i shqetësuar që rregullat e së drejtës ndërkombëtare nuk janë respektuar në...