DASH paralajmërim të ashpër Khameneit: Mos luani me Trump, pasojat do të jenë shkatërruese!
Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha të shtunën se kishte “dëgjuar raportime se Republika Islamike po përgatit (me shumë mundësi) sulme që synojnë bazat amerikane” në gadishullin arabik dhe Lindjen e Mesme. Në një deklaratë, DASH paralajmëron se Irani do të përballet me “një goditje shumë, shumë të fuqishme” nëse do të niste një sulm të tillë dhe i bëri të qartë Teheranit të mos “luajë lojëra me Presidentin Trump”. Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump tha më herët se ishte njoftuar që “vrasjet në Iran kanë ndaluar”, por shtoi se nuk e kishte përjashtuar veprimin ushtarak kundër vendit. Komentet e tij erdhën pasi SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar ulën numrin e personelit në bazën ajrore Al-Udeid në Katar. Zyrtarët i thanë CBS, partnerit...
Burimi:
ntv.al