DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente
Lufta në Iran është tashmë botërore në një aspekt: atë të sigurisë së personelit diplomatik amerikan. Mediat në SHBA raportojnë për një udhëzim të Departamentit të Shtetit për Ambasadat e ShHBA kudo në botë që bëjnë menjëherë vlerësime të sigurisë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Sipas një kabllogrami të referuar në media u kërkohet të gjitha ambasadave që të organizojnë Komitete të Reagimit Emergjent përbërë nga njësi shumëdisiplinore, krijuar për identifikimin dbe planëzim ndaj kërcënimeve… Ky urdhër iu dërgua javën e kaluar selive diplomatike në Lindjen e Mesme, por tashmë ai është zgjeruar. Mediat nuk janë në.gjendje të arsyetojnë premisat e këtij urdhëri në mënyrë konkrete.
Burimi:
javanews.al