Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

Më 30 dhjetor, shërbimi postar danez do të shpërndajë letrën e fundit, duke i dhënë fund një tradite që ka zgjatur mbi katër shekuj. Vendimi i kompanisë PostNord, e krijuar në vitin 2009 nga bashkimi i posteve suedeze dhe daneze, shënon një kthesë historike për vendin që sot konsiderohet ndër më të digjitalizuarit në botë. PostNord ka njoftuar se do të shkurtojë 1 mijë e 500 vende pune dhe do të heqë 1 mijë e 500 kuti postare të kuqe, duke u fokusuar vetëm tek shpërndarja e pakove. Kërkesa për letra ka rënë me mbi 90% gjatë 25 viteve të fundit, ndërsa blerjet online janë rritur ndjeshëm. Kutia postare e kuqe, simbol i postës daneze, është kthyer në objekt nostalgjie. Vetëm në tre orë, 1...