Danimarka: Kemi mospajtime thelbësore me SHBA-në për Groenlandën

Danimarka: Kemi mospajtime thelbësore me SHBA-në për Groenlandën

Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara kanë mospajtime thelbësore sa i përket të ardhmes të Groenlandës dhe për këtë çështje nuk është arritur deri te një marrëveshje. Kështu tha ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, pas takimit me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington. Takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidentin amerikan, JD Vance, vjen pasi Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA-ja duhet të marrë Groenlandën për shkaqe sigurie. Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, po ashtu mori pjesë në bisedime. “Nuk arritëm të ndryshonim qëndrimin e Amerikës. Është e qartë se presidenti [amerikan, Donald Trump] dëshiron ta pushtojë Grenlandën”, tha Rasmussen. “Dhe, ne e bëmë të qartë se kjo nuk është në interesin e Mbretërisë” së Danimarkës. Ai tha...