Danimarka forcon praninë ushtarake, Von der Leyen: Groenlanda i përket popullit të saj dhe është pjesë e NATO-s
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Groenlanda i përket popullit të saj dhe se Bashkimi Evropian respekton plotësisht vullnetin e banorëve të ishullit autonom. Duke iu përgjigjur pyetjeve në një konferencë për shtyp, ajo theksoi se Groenlanda është pjesë e NATO-s dhe se Aleanca integron interesat e të gjithë aleatëve, teksa shtoi se BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë daneze për këtë çështje. “Groenlanda i përket popullit të saj. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë daneze për këtë dosje. Së dyti, Groenlanda është pjesë e NATO-s dhe ne e dimë që NATO integron interesat e ndryshme të aleatëve të saj. “Është e rëndësishme për mua që Groenlanda të dijë se ne e respektojmë vullnetin e popullit të...
Burimi:
javanews.al