Danimarka ashpërson ligjet, deportim për çdo të huaj të dënuar mbi 1 vit burg

Danimarka ashpërson ligjet, deportim për çdo të huaj të dënuar mbi 1 vit burg

Danimarka ka prezantuar një nga reformat më të ashpra ligjore në Bashkimin Evropian, e cila synon dëbimin e menjëhershëm të shtetasve të huaj që kryejnë vepra të rënda penale. Sipas paketës së re ligjore, çdo i huaj që dënohet me të paktën një vit burgim pa kusht – për krime të tilla si përdhunimi apo sulmet e rënduara – do të përballet me deportim të detyrueshëm. Kryeministrja Mette Frederiksen, gjatë një konference për shtyp, e pranoi hapur se kjo lëvizje është e guximshme dhe mund të shkaktojë përplasje juridike me Konventat Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Megjithatë, ajo theksoi vendosmërinë e qeverisë për të ndryshuar realitetin aktual. “Qeveria po vepron në mënyrë jokonvencionale. Ne po ndryshojmë legjislacionin në vend që të presim vendimet e...