Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

Pamje të reja që dolën të mërkurën, 28 janar, tregojnë një përplasje të mëparshme midis Alex Pretti-t dhe agjentëve federalë, 11 ditë para se infermieri të qëllohej për vdekje në Minneapolis. Rreth 2 minuta video, e publikuar nga The News Movement, tregojnë një incident më 13 janar në Minneapolis, gjatë protestave të ashpra komunitare kundër veprimeve të forta të agjentëve në qytet. Në pamje, agjentët e kapin me forcë Pretti-n, ndërsa ai bërtet ndaj tyre dhe godet dritën e pasme të një automjeti të tyre. Pak më vonë, një agjent i armatosur rëndë del nga makina dhe e rrëzon Pretti në tokë, ndërsa të tjerët i qëndrojnë pranë. Videoja tregon gjithashtu se Pretti ka një armë të fshehur në brez, pasi oficeri i hoqi pallton, por ai...