Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka publikuar këtë të premte një pjesë të re të dokumenteve të lidhura me hetimin e Jeffrey Epstein, duke përfshirë mbi 3 milionë faqe, si dhe 2 mijë video dhe rreth 180 mijë imazhe. Publikimi shënon një hap të madh në përmbushjen e afatit të vendosur nga Kongresi, i cili kërkon që të gjitha dosjet të bëhen publike deri më 19 dhjetor 2025. CNN shkruan se dokumentet e reja hapen me një faqe verifikimi për moshën, ku përdoruesit pyeten nëse janë mbi 18 vjeç. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, tha se materialet e publikuara përfshijnë sasi të mëdha pornografie komerciale dhe imazhe të sekuestruara nga pajisjet e Epstein, por jo domosdoshmërisht të krijuara prej tij ose nga persona pranë tij....
Burimi:
javanews.al