Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana
Kryetarja e komunës së Presheva, Ardita Sinani, ngriti alarmin nga Tirana, ku ndodhet për samitin e diasporës, për përkeqësimin e situatës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nga studio e Ditarit të pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN, Sinani theksoi se po përdoren metoda moderne të spastrimit etnik në heshtje, që po çojnë në zbrazjen e tre komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. “Tani shtypja e shkeljes sistematike ka filluar me përmasë të madhe. Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik në heshtje, duke nxitur një shpërngulje të madhe jo vetëm me pasivizimin, por më e fundit që është shumë shqetësuese dhe shërbimi i detyrueshëm ushtarak” tha ajo në Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën në Dita Jonë në A2 CNN. Sipas saj, diskriminimi serb...
Burimi:
javanews.al