CNN: Trump po shqyrton sulm në shkallë të gjerë në Iran

CNN: Trump po shqyrton sulm në shkallë të gjerë në Iran

Presidenti Donald Trump po shqyrton një sulm të ri në shkallë të gjerë ndaj Iranit, pasi dështuan diskutimet paraprake midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi kufizimin e programit bërthamor të vendit dhe prodhimit të raketave balistike. Kështu raporton CNN duke cituar burime të njohura më çështjen. Kërcënimet e fundit të Trump u pritën me zemërim nga Teherani, i cili u zotua për një përgjigje të menjëhershme ndaj çdo veprimi ushtarak të SHBA-të, me një këshilltar të lartë të udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei që kërcënoi të shënjestrojë Izraelin në rast të një sulmi. Trump ka ndjekur me mjaft vëmendje zhvillimet në Iran dhe veçanërisht shtypjen e protestave atje, ku humbën jetën mijëra persona. Veprimi ushtarak sipas tij është një ndihmë për demonstratat mbarëkombëtare. Sipas CNN, opsionet...