CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

Siç shkruan CNN, pamje nga Teherani tregojnë një turmë njerëzish në Qendrën e Mjekësisë Ligjore Kahrizak, teksa përpiqen të identifikojnë të afërmit e tyre mes qindra trupave. Njerëzit janë mbledhur përpara një monitori që shfaq fotografitë e të ndjerëve dhe sipas informacioneve mund të ketë deri në 250 trupa. Në një tjetër video, sipas CNN, shihen trupa në thasë të zinj të rreshtuar në një trotuar jashtë ndërtesës, me njerëz të mbledhur përreth. Dëgjohen britma dëshpërimi dhe shihen persona që qajnë pranë trupave. Disa trupa vendosen në një zonë me dhe pranë ndërtesës, ndërsa familjet kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre. Agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim ka publikuar një video me pamje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Videoja tregon një gazetar të agjencisë duke folur me persona të...