CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

Jeffrey Epstein është përpjekur që të komunikonte me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan CNN. Në një artikull të fundit, CNN risjell disa dokumente duke pasqyruar momentet kur Epstein ka tentuar të kontaktojë zyrtarët ruse. Ishte qershori i vitit 2018, rreth një vit pasi ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin kishte vdekur papritur Churkin ishte dikush me të cilin Epstein takohej rregullisht në Nju Jork, sipas dokumenteve të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë dhe Epstein madje i ishte ofruar të ndihmonte djalin e Churkin , Maxim të gjente një punë në një firmë menaxhimi pasurie në Nju Jork. Tani Epstein po kërkonte të fliste me një zyrtar tjetër rus që bëhej fjalë sipas CNN për ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov. Më...