CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

Dhjetëra intervista të dëshmitarëve të FBI-së nga hetimi i Jeffrey Epstein duket se mungojnë në grumbullin masiv të dosjeve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë muajin e kaluar. Kjo është bërë e ditur nga CNN, i cili raporton se në të përfshihen tri intervista që lidhen me një grua që akuzoi presidentin Donald Trump për sulm seksual ndaj saj dekada më parë. Një regjistër provash i ofruar avokatëve të bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxëell, përfshin numra serialë për rreth 325 të dhëna intervistash të dëshmitarëve të FBI-së, por më shumë se 90 prej këtyre të dhënave, mbi një e katërta e listës, nuk duket se janë të pranishme në faqen e internetit të Departamentit të Drejtësisë, sipas shqyrtimit të CNN. Midis këtyre të dhënave të...