“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

Policia spanjolle ka zbërthyer një rrjet kriminal ndërkombëtar që përdorte të rinj notues për të fshehur kokainën në anije drejt Evropës, duke arrestuar 30 persona dhe sekuestruar gati 2.5 ton droga. Hetimi 15-mujor nisi në tetor 2024, pas gjetjes së 88 kg kokainë në një makinë në qytetin Mijas. Hetuesit zbuluan tre banda, përfshirë një kartel ballkanik, që bashkëpunonin për të sjellë sasira të mëdha droge nga Kolumbia në Spanjë. Banda përdorte teknikat e njohura si “majmuni” dhe “drop-off”, duke futur drogën në kontejnerë në det dhe më pas duke e marrë para se anijet të arrinin në ngushticën e Gibraltarit. Pak muaj më parë, autoritetet sekuestruan 1.4 ton kokainë në një kontejner pranë Cádiz, ndërsa një tjetër ngarkesë u mor nga një anije në...