Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin vijojnë, duke shtuar se çdo spekulim “nuk duhet të konsiderohet si përfundimtar”. Kjo vjen pas deklaratave kontradiktore të presidentit amerikan dhe kryetarit të parlamentit të Iranit mbi bisedimet e mundshme mes dy vendeve lidhur me konfliktin në vazhdim. Donald Trump më parë tha se kishte zbutur kërcënimet për sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane, pasi kishte zhvilluar biseda “produktive” me Teheranin. Nga ana tjetër, Irani i cilësoi këto pretendime si “lajme të rreme”. Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se Teherani ka marrë “sinjale” nga SHBA-të përmes ndërmjetësve, si një hap paraprak drejt bisedimeve të mundshme. Ndërkohë, çmimi i naftës u rrit sërish në mbi 100 dollarë për fuçi, pasi kishte rënë të...