Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet
Çmimet globale të naftës janë rritur sërish mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po shton pasiguritë për furnizimin global me karburant. Rritja vjen vetëm pak ditë pasi çmimet arritën nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, ndërsa përplasjet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Irani po ndikojnë drejtpërdrejt tregjet ndërkombëtare të energjisë. Sipas tregjeve ndërkombëtare, nafta e papërpunuar Brent Crude Oil, që shërben si çmim referues global, u luhat rreth 100 dollarë për fuçi gjatë tregtimit të së mërkurës në mbrëmje, duke shënuar një rritje prej rreth 8.7% brenda ditës. Ndërkohë, çmimi referues amerikan West Texas Intermediate (WTI) u rrit gjithashtu me 8.7%, duke arritur në rreth 94.8 dollarë për fuçi. Në orët e...
Burimi:
javanews.al