“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

Presidenti amerikan Donald Trump bëri një deklaratë optimiste për fundin e luftës, gjatë një interviste ekskluzive me PBS, ku për herë të parë zbuloi opsionet e tij strategjike në Iran. Trump pohoi se fundi i luftës është afër dhe se kostoja ushtarake për SHBA-në është “e papërfillshme”. Megjithatë, ai sqaroi se Irani nuk është ende “gati” të ulet në tryezën e negociatave. Presidenti amerikan shpjegoi gjithashtu për herë të parë pse nuk e shënjestroi infrastrukturën civile. “Ishulli Hark është jashtë përdorimit, përveç tubacioneve që lashë. Nuk doja t’i shkatërroja tubacionet sepse do të duheshin vite për t’i rimontuar. Do ta godasim përsëri, ua thashë qartë, do ta çmontoj plotësisht.” “Kam lënë shumë infrastrukturë në Teheran sepse nëse e bën këtë, po flet për një proces...