Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Lufta në Lindjen e Mesme po shkakton një rritje rekord të çmimit të karburantit për avionët, duke vënë në vështirësi veçanërisht kompanitë low cost. Analistët paralajmërojnë se vijimi i krizës mund të çojë disa kompani drejt humbjeve financiare të konsiderueshme, ndërsa udhëtarët mund të përballen me tarifa më të larta. Çmimi i karburantit “shkakton kaos” Çmimi i karburantit për avionët, i njohur si jet fuel, ka arritur nivele historike, duke surprizuar edhe ekspertët e sektorit. June Goh, analiste e kompanisë Sparta, e përshkruan situatën si “kaos total”: çmimi i jet fuel po arrin të kushtojë më shumë se dy herë sa nafta bruto, një skenar që nuk ishte parashikuar. Roli i Ngushticës së Hormuzit Konflikti me Iranin ka destabilizuar prodhimin energjetik në rajon dhe ka...