Çmendi rrjetin për ngjashmërinë me Jeffrey Epstein/ Reagon pensionisti: S’kam lidhje

Çmendi rrjetin për ngjashmërinë me Jeffrey Epstein/ Reagon pensionisti: S’kam lidhje

Një pensionist nga Florida është bërë viral në rrjet për shkak të ngjashmërisë së tij me Jeffrey Epstein, duke e detyruar të reagojë publikisht për të sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me financerin famëkeq, të përfshirë në disa skandale të rënda. Burri, i cili prezantohet si “Palm Beach Pete”, ka hapur llogari në rrjetet sociale me emrin “Jo Epstein”, ku ka publikuar një video për të shpjeguar situatën. “Përshëndetje të gjithëve, unë jam Palm Beach Pete dhe videoja ime u bë virale sepse dikush më filmoi aksidentalisht duke ngarë makinën pa e ditur unë”, shprehet ai. Sipas tij, jeta i ka ndryshuar ndjeshëm pas publikimit të videos, pasi ka marrë një numër të madh komentesh lidhur me pamjen e tij. Në video dëgjohet edhe...