“Çmendet” moti, temperatura ekstreme -40 gradë në SHBA, Australia përvëlohet nga i nxehti, temperaturat shkojnë në 50 gradë

“Çmendet” moti, temperatura ekstreme -40 gradë në SHBA, Australia përvëlohet nga i nxehti, temperaturat shkojnë në 50 gradë

Temperaturat ekstreme kanë bërë që shtete të ndryshme ta përjetojnë në mënyra të ndryshme fillimin e vitit 2026. Në SHBA, të paktën 34 persona kanë humbur jetën nga një stuhi shkatërruese dimërore që arriti kulmin gjatë fundjavës, duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëbore në dhjetëra shtete, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Temperaturat kanë rënë deri në -40 gradësh, duke lënë një milion njerëz pa energji elektrike, ndërsa numri i viktimave rritet ndjeshëm. Akulli dhe bora filluan të bien në të gjithë SHBA-në jugore, nga Teksasi në Kansas, duke filluar të premten, më 23 janar, dhe u zhvendosën në lindje të dielën, më 25 janar, duke sjellë të ftohtë ekstrem nga Karolina e Jugut në Nju Jork. Por ndërsa në SHBA...