Clinton akuza administratës Trump në lidhje me çështjen Epstein: Nxirrni dosjet

Clinton akuza administratës Trump në lidhje me çështjen Epstein: Nxirrni dosjet

Ish-sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton, ka akuzuar administratën Trump, për “fshehje” lidhur me mënyrën se si po trajtohen dosjet që kanë të bëjnë abuzuesin e ndjerë, të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein. “Nxirrni dosjet. Po i zvarrisni“, tha ish-sekretarja e shtetit e SHBA-së për BBC-në në Berlin, ku mori pjesë në Forumin Botëror vjetor. Shtëpia e Bardhë këmbënguli se duke publikuar dosjet, ata kishin bërë “më shumë për viktimat sesa kanë bërë ndonjëherë demokratët”. Kur u pyet nëse Andrew Mountbatten-Windsor duhet të paraqitet para një komisioni të kongresit, Hillary Clinton tha: “Mendoj se të gjithë ata që u kërkohet të dëshmojnë duhet të dëshmojnë.” Shfaqja në dosje nuk është një tregues i shkeljes. Andrew gjithmonë ka mohuar çdo shkelje. Familja Clinton do...