Cilat janë forcat që mbajnë në këmbë regjimin iranian?
Republika Islamike e Iranit është mësuar me dhunën politike, që nga lindja e saj me revolucionin e deri te përplasjet e vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit. Pas rrëzimit të Shahut, regjimi goditi ashpër këdo që nuk ishte në një linjë me klerin. Më pas erdhën pengmarrjet, përplasjet e brendshme me zhdukje figurash të rëndësishme, terrorizmi i frymëzuar dhe i pësuar, lufta me Irakun në vitin 1980, lëvizjet separatiste të kurdëve, baluçëve dhe arabëve, si dhe përballjet e para me SHBA-në. Në vite janë shtuar edhe atentatet ndaj të arratisurve, mbështetja për milicitë në Lindjen e Mesme, sanksionet që e kanë mbytur ekonominë dhe përplasja me Izraelin, nga e fshehtë në të hapur. Në planin e brendshëm, protestat janë rikthyer vazhdimisht, të shoqëruara me presion ndërkombëtar...
Burimi:
opinion.al