Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

Groenlanda u shfaq, u bë papritur një emergjencë dhe më pas po aq papritur u zhduk (të paktën për momentin) nga agjenda. Ndërkohë tensioni mes qeverive kryesore europiane dhe administratës së Donald Trump mbetet. Dhe tashmë ngjan me një luftë të ftohtë për shëndetin publik, dominimin teknologjik dhe rregullsinë e cikleve të ardhshme zgjedhore: bashkimi mes rrjeteve sociale dhe inteligjencës artificiale për të orientuar, ndikuar miliona të mitur dhe për të maksimizuar fitimet e realizuara në Bashkimin Europian nga platformat teknologjike. Se kjo është loja e vërtetë e ka pohuar Pedro Sánchez në World Governments Summit në Dubai të martën e kaluar. Kryeministri spanjoll pyeti nëse Europa dëshiron vërtet “një teknologji që normalizon dhe amplifikon mashtrimin, që e shndërron privatësinë në një lëndë të parë” për t’u shfrytëzuar,...