CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional

CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional

Regjimi në Iran mbetet funksional, megjithëse i dobësuar ndjeshëm, dhe vazhdon të jetë në gjendje të godasë objektiva amerikane. Ky është vlerësimi i bërë nga drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard. Duke folur gjatë seancës vjetore të Komitetit të Inteligjencës në Senatin amerikan për kërcënimet globale ndaj SHBA-së, Gabbard theksoi se “regjimi në Iran duket ende i qëndrueshëm, por është dobësuar ndjeshëm nga operacioni Epic Fury”, duke iu referuar fushatës ushtarake amerikano-izraelite kundër Teheranit. Sipas saj, pavarësisht goditjeve, Irani dhe aleatët e tij vazhdojnë të kenë kapacitete për të sulmuar interesat e SHBA-së dhe të partnerëve të saj në Lindjen e Mesme. Ajo paralajmëroi gjithashtu se, nëse regjimi mbijeton, mund të ndërmarrë një proces disa-vjeçar për rindërtimin e arsenalit të raketave dhe flotës...