Çfarë po ndodh me kampet e ISIS-it në Siri dhe ish-banorët e tyre?

Çfarë po ndodh me kampet e ISIS-it në Siri dhe ish-banorët e tyre?

Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për vite me radhë se duhej të kishte një trajtim me kampet në verilindje të Sirisë që mbajnë dhjetëra mijëra anëtarë të familjeve të luftëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik (ISIS). Dhe duke i quajtur ato një “bombë me sahat”, grupet e ndihmës thanë se gratë dhe fëmijët nuk mund të liheshin në kampe të ndyra në shkretëtirë për një kohë të pacaktuar, sepse përfundimisht do të ktheheshin në shtëpi. Pavarësisht paralajmërimeve, shumica e shteteve e injoruan problemin, duke refuzuar të riatdhesojnë qytetarët e tyre. Të paktën 8,000 gra dhe fëmijë nga më shumë se 40 vende janë bllokuar në kampet e Sirisë verilindore që nga viti 2019. Këtë javë, ata filluan të ktheheshin në shtëpi, shkruan The Guardian. Autoritetet belge...