Çfarë ndodh tani? CNN: Skenarët për Venezuelën, nga kthimi i Gonzalez tek marrja e pushtetit nga ushtria
Se çfarë do të ndodhë në Venezuelë, për momentin, duket mjaft e paqartë. Kushtetuta e vendit përcakton se pushteti do t’i kalojë zëvendëspresidentes së vendit, Delcy Rodríguez, e cila pak më herët deklaroi publikisht se qeveria nuk ka as idenë më të vogël mbi vendndodhjen e presidentit dhe të Zonjës së Parë, Cilia Flores. E ardhmja e regjimit në vetvete megjithatë, është në pikëpyetje dhe opozita – brenda dhe jashtë vendit – ka shumë gjasa ta shohë këtë moment si një mundësi kritike. Opozita venezueliane insiston se presidenti legjitim është politikani në mërgim Edmundo González. Mes pasigurisë, CNN identikon disa skenarë të mundshëm: Së pari, ndjekja e rrugës kushtetuese me Nenin 233. Në atë që kushtetuta e përshkruan si “mungesë absolute” të presidentit, zëvendëspresidentja ekzekutive...
Burimi:
ntv.al