Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi hapur dje se do të zbatojë “ Aktin e Kryengritjes ” për të vendosur trupa amerikane në Minesota nëse autoritetet shtetërore nuk ndërmarrin veprime për të shtypur protestat kundër autoriteteve federale të imigracionit, të cilat ai tha se “thjesht po përpiqen të bëjnë punën e tyre”. Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se zbatimi i ligjit shekullor “do t’i jepte fund shpejt farsës që po zhvillohet në këtë shtet dikur të madh”. Ai i quajti zyrtarët e Minesotës “të korruptuar” dhe protestuesit “agjitatorë profesionistë”, edhe pse autoritetet lokale u kanë bërë vazhdimisht thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore. Protestat në Minneapolis kanë ndodhur çdo ditë që nga 7 janari, kur një oficer i Zyrës...