Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore
Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të bëjë Donald Trump në ditët në vijim në lidhje me Iranin. Ka disa indikacione që ai po kërkon një mundësi për të dalë nga lufta, ndërsa gjithashtu ka shenja kontradiktore. Presidenti deklaroi të martën se lufta do të përfundojë «shumë shpejt», por gjithashtu tha se mund të jetë e vërtetë ajo që ka thënë Pete Hegseth, se lufta është vetëm «në fillim». Mbrëmjen e djeshme ai shtoi se lufta po shkon «shumë mirë» dhe se «po bëjmë shumë mirë, duke shtuar se “Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë”. Por edhe kostoja e konfliktit po rritet. Disa zyrtarë të Pentagonit thanë të martën në Senat se lufta ka kushtuar më shumë se 11,3 miliardë...
Burimi:
javanews.al