Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?
Serbia ka blerë raketa supersonike kineze CM-400, të cilat sipas ekspertëve përfaqësojnë një hap të madh përpara në kapacitetet e saj ushtarake. Raketa CM-400 është një armë balistike e lëshuar nga ajri, me variante kundër anijeve dhe objektivave tokësore, prodhuar nga Korporata Kineze e Shkencës dhe Industrisë Hapësinore (CASIC). Raketat CM-400 AKG, versionin që e bleu Serbia, kanë një rreze veprimi rreth 250 kilometra ((pasi versioni CM-400 ka rreze veprimi deri në 400 kilometra) dhe kanë pesë herë shpejtësi më të madhe se shpejtësia e zërit. Kjo i bën ato shumë të vështira për t’u rrëzuar nga sistemet tradicionale të mbrojtjes ajrore. Sipas ekspertëve, ato mund të përdoren si mjet për të penguar një sulm të mundshëm. Këto raketa për herë të parë u zbuluan...
Burimi:
javanews.al