Çfarë i ndodhi Nicolas Maduros pas arrestimit të tij! Ku është ai sot dhe çfarë e pret?
Dy muaj pas arrestimit të tij nga forcat amerikane, Maduro është në burgun federal në pritje të gjyqit të tij vendimtar. Rasti i Nicolas Maduros mbetet një nga ngjarjet më të diskutueshme të muajve të fundit. Ish-presidenti i Venezuelës u kap më 3 janar 2026, gjatë një operacioni ushtarak amerikan në Karakas dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara ku përballet me akuza të rënda. Operacioni u zhvillua natën, me sulme ajrore dhe forca speciale që synonin njëkohësisht objektivat ushtarake rreth kryeqytetit të Venezuelës. Qëllimi ishte i qartë: të kapej njeriu i fortë i Venezuelës. Bashkëshortja e Maduros, Celia Flores, u arrestua gjithashtu së bashku me të. Çfarë ka ndodhur që atëherë? Pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara, Maduro u paraqit në gjykatën federale në Nju Jork. Autoritetet...
Burimi:
vizionplus.tv