Çfarë fshihet poshtë akullit të Antarktidës? Zbulohet ‘harta’ e jashtëzakonshme

Çfarë fshihet poshtë akullit të Antarktidës? Zbulohet ‘harta’ e jashtëzakonshme

Nën Antarktidë gjendet një botë e tërë e fshehur. Një studim dhe hartë e re hedh dritë mbi të panjohurën, duke zbuluar kodra, male, luginë dhe kanione të groposura nën 4 km trashësi akullnajore. Deri më sot, ndoshta njerëzimi dinte më tepër mbi sipërfaqen e planetit Mars sesa atë që fshihej nën akujt e kontinentit të akullt të Polit Jugor. Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, duke u bazuar në pamjet satelitore me rezolucion të lartë, përfshirë analizat fizike të lëvizjes së akullnajave, ka mundur të hartëzojë peisazhin nën Antarktidë. Ka dalë në pah një hartë e pasur me detaje të jashtëzakonshme, me mijëra kodra, vargmale dhe maja të thepisura. Gjithashtu, këto analiza të hollësishme, të parat të realizuara, janë të rëndësishme jo vetëm për të kuptuar...